Nis ndërtimi i rrugës Llutovë - Pepaj të Rugovës

11 Tetor 2016 - 09:28      

Pejë, 11 tetor – Është pritur disa vjet që të ndërtohet rruga që lidh dy fshatrat e Rugovës, Llutovë dhe Pepaj, dhe ky projekt në vlerë prej 600 mijë eurosh ka nisur të realizohet këto ditë.

Megjithëse rruga nuk ka më tepër gjatësi se 6 kilometra, financimi i këtij projekti të përbashkët të Komunës së Pejës dhe Qeverisë së Kosovës është paraparë të bëhet për tre vjet, duke përfshirë vitin vijues dhe vitet 2017 e 2018, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nisja e realizimit të projektit është mirëpritur nga banorët e të dy fshatrave, të cilët kanë nisur edhe të postojnë në rrjetet sociale fotografitë e tyre në rrugën që ka nisur të ndërtohet. Por, ka edhe banorë të atjeshëm që e shohin me sy kritikë këtë projekt, sipas tyre të nisur me vonesë dhe për shkak të periudhës trevjeçare të paraparë për financimin e këtij projekti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...