Vazhdon trendi i dëmtimit të pyjeve në Shtërpcë

11 Tetor 2016 - 08:58      

Shtërpcë, 11 tetor – Rrjeti i organizatave joqeveritare “Avonet”, ka kërkuar nga autoritetet komunale të Shtërpcës veprime kundrejt prerësve ilegalë të pyjeve. Për dhjetë muaj, në gjykatën themelore janë dërguar 216 fletëparaqitje për prerje ilegale pyjesh.

Ky rrjet pretendon se vetëm gjatë një jave ka identifikuar dhjetëra raste të dëmtimeve të pyjeve në Brezovicë, ndërkohë që ka rekomanduar gjykatat që lëndët e dëmtuesve të pyjeve të trajtohen me prioritet, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv në këtë OJQ, thotë se pyjet në komunën e Shtërpcës vazhdojnë të shfrytëzohen në mënyrë të pakontrolluar nga individë, po ashtu edhe nga grupe të ndryshme për interesa të ngushta. Përpjekjet e institucioneve për të bërë më shumë në mbrojtjen e pyjeve nuk kanë dhënë rezultatet e duhura.

Nga ana tjetër Beqir Fejzullahu, nënkryetar i komunës së Shtërpcës, ka thënë se janë duke bërë përpjekje për parandalimin e dëmtimeve të pyjeve megjithëse ato po dëmtohen vazhdimisht. Sipas tij, vetëm gjatë periudhës janar- shtator të këtij viti janë shqiptuar gjithsej 216 fletëparaqitje për gjykatë nga të cilat tashmë ishin shqyrtuar gjithsej 209 lëndë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...