10 Tetor 2016 - 20:00
Ai kishte zgjedhur Komunën e Suharekës për të kryer investimin e tillë, por një hap i tillë i shkoi huq, raporton KTV.
Kjo pasi e komuna nuk arriti t’i sigurojë hapësirën e kërkuar.
I pari i kësaj komune shprehet i dëshpëruar, pasi, sipas tij, kjo komunë nuk po arrin të gjejë zgjidhje për investitorët e interesuar në mungesë të pronës komunale.
Asllanaj akuzon edhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit, rreth kërkesës së një prone, të cilën me vite të tëra e kërkoi për t’ua ofruar investitorëve.
Ekspertë të qeverisjes lokale thonë se ka ardhur koha për ndryshime rrënjësore të disa ligjeve, që do t’i ndihmonin komunave në nxitjen e investimeve.
Të martën Kuvendi pritet të rikthejë në votim projektligjin për investime strategjike, të larguar nga rendi i ditës në dy seancat e kaluara.
Kryetarët e komunave presin shumë nga ky ligj, ndërsa përfaqësues të bizneseve kërkojnë që ligji të mos mbetet vetëm i shkruar në letër, mirëpo të gjejë zbatim në praktikë.
Përpos komunave është edhe qeveria ajo që ka probleme në sigurimin e pronës për investitorët e interesuar, pasi të gjitha pronat shoqërore janë nën menaxhim të AKP-së, e cila me ligj është e obliguar t’i privatizojë ato.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...