Miratohet propozimvendimi për përkujdesje shëndetësore shtëpiake

10 Tetor 2016 - 12:05      

Këshilltarët komunalë të Podujevës, pozitë e opozitë, i kanë thënë po një propozimvendimi të kreut komunal për realizimin e një projekti që synon ngritjen e përkujdesjes shëndetësore ambulantore e shtëpiake.

Ky projekti pritet të realizohet në bashkëfinancim me dy ministri dhe “Caritas Kosova”-n dhe do të ketë një kohëzgjatje prej gjashtë muajsh me mundësi vazhdimi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vlera e këtij projekti është 115 mijë euro, ndërkohë që shumicën e mjeteve do ta japë Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale, secila me nga 40 mijë euro.

Këshilltarët e të dyja taborëve nuk kanë diskutuar fare rreth këtij projekti në seancën e fundit, por vetëm kanë votuar të gjithë pro këtij vendimi.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...