Foto: Koha

Podujeva me rreth 1 milion euro buxhet më shumë, më 2017

10 Tetor 2016 - 10:23      

Komuna e Podujevës do të ketë rreth 1 milion euro buxhet më shumë vitin e ardhshëm sesa që ka sivjet.

Nga 18,446,798 sa kishte në 2016, në vitin 2017 buxheti total i Komunës do të jetë 19,284,786 euro, ose për 837 mijë e 988 euro më shumë.

Nga shuma e përgjithshme, shumica e mjeteve janë nga granti i Qeverisë 17,436,986 euro. Këto mjete janë të ndara në 3 kategori, ku për administratë komunale do të shpenzohen 6,842,387 euro, për shëndetësi primare 2,191,818 euro dhe për arsim fillor dhe të mesëm 8,402,781 euro, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërsa, mjete të tjera të Komunës së Podujevës janë nga të hyrat vetjake në vlerë prej 1,847,800 euro që pritet të inkasohen gjatë vitit të ardhshëm. Këto të hyra planifikohet të merren nga tri burime, si të hyrat vetjake komunale në vlerë 1,677,800 euro, të hyrat nga shëndetësia 72,000 euro dhe të hyrat nga arsimi 98,000 euro.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...