
10 Tetor 2016 - 09:25
Që nga fillimi ballistët e kanë konsideruar atë ujëvarë si një objekt provokues e politik, pasi sipas tyre prej që është përuruar ajo asnjëherë nuk ka rrjedhë ujë në të, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Ajo ujëvarë është një kundërvlerë që e mban komuna aty. Ajo është thjeshtë një grumbull betoni me simbolikë politike e jo që po i jep ndonjë hijeshi asaj pjese të qytetit te parku”, thotë Afrim Shabi, koordinator i Ballit Kombëtar në nivel të Kosovës. Derisa flet në emër të këtij subjekti, Shabi thotë se në vend të ujëvarës është dashur të ngrihej një monument për ballistët e vrarë nga sllavo-komunistët në fund të Luftës së Dytë Botërore.
“Në atë vend janë pushkatuar me qindra shqiptarë. Disa prej tyre i kanë ende eshtrat në park e me siguri mund të gjinden eshtra të tyre edhe ndër atë ujëvarë”, tregon Shabi edhe një arsye tjetër e mbase kryesoren pse Balli insiston që të rrënohet ajo ujëvarë.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...