9 Tetor 2016 - 21:32
Rruga është shumë e prishur dhe për pasojë aksidentet kanë qenë të paevitueshme, raporton KTV.
Banorët e fshatit thonë se çdoherë u kanoset rreziku kur kalojnë nëpër këtë rrugë, mirëpo në pamundësi për zgjidhje tjera, ata detyrohen ta shfrytëzojnë atë.
Kjo rrugë është shumë e qarkulluar pasi lidh fshatra të shumta të Obiliqit, por ka qasje edhe nëpër rrugët e dy komunave të tjera, si Fushë Kosovës dhe Drenasit.
E, pikërisht për këtë arsye, nga komuna e Obiliqit thonë se nuk kanë mundur të investojnë asgjë.
Burim Gërguri drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë, ka thënë se kanë kërkuar në Ministrinë e Infrastrukturës që kjo rrugë nga lokale të kalojë në regjionale, në mënyrë që të bëhet më pas rregullimi i saj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...