AKP mban peng funksionalizimin e Zonës Ekonomike në Gjakovë [video]

9 Tetor 2016 - 20:02      

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka lënë peng funksionalizimin e Zonës Ekonomike në Gjakovë.

Komuna ende nuk ka marrë një përgjigje nga AKP-ja lidhur me pronat “Metaliku” dhe “Virxhina”, të parapara për këtë zonë e që vazhdojnë të jenë nën menaxhimin e kësaj agjencie, raporton Kohavision.

Ekzekutivi komunal deklaron se sa i përket atyre, gjithçka është gati që kjo zonë të jetësohet.

AKP-ja për një javë rresht sa ka pritur televizioni nuk ka dhënë përgjigjeje se a është marrë ndonjë vendim lidhur me këtë, tash pas kompletimit të bordit.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nëpërmjet një përgjigjeje elektronike, ka thënë se në momentin që Komuna e Gjakovës do të dorëzojë dokumentacionin e nevojshëm, do të veprojë sipas ligjit për zona ekonomike.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...