Foto: Koha

Me barkë në shkollë

9 Tetor 2016 - 07:34      

Rremat i lëviz me të dyja duart dhe me krejt fuqinë e një trembëdhjetëvjeçari. I ulur në dërrasën e vendosur në mes të barkës, Mentor Ibrahimi mundohet të balancojë shpejtësinë me valët e liqenit. Prapa tij ulen dy fëmijë. Tre të tjerë në anën tjetër të barkës për të mbajtur ekuilibrin. Para se të nisin lundrimin sigurohen se gjithçka është në rregull.

Të martën e kësaj jave ata nuk kishin dalë të lundronin për qejf. As për të zënë peshk. Po ktheheshin nga shkolla, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nxënësi i klasës së tetë të shkollës fillore “Zahir Pajaziti” në fshatin Orllan të Podujevës së bashku me katërmbëdhjetë fëmijë të tjerë të fshatit, e “këpusin” dy herë në ditë me barkë Liqenin e Batllavës, pesë ditë të javës.

“Në mësim shkojmë dhe kthehemi me barkë, se për të ecë nga ana tjetër, rruga është shumë e gjatë. I bëjmë më shumë se një orë në këmbë dhe rruga është thuajse e pakalueshme”, thotë Mentori, gjersa u jep lopatave prej druri. Si më i madhi ndër fëmijët lundërtarë, Mentori e merr përsipër barrën e shtyrjes së rremave thuajse çdo ditë... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...