Nisma thotë se në Prizren iu bashkuan mbi 100 anëtarë të rinj

8 Tetor 2016 - 13:36      

Nisma për Kosovën, dega në Prizren ka mbajtur tubim me qytetarët e Prizrenit, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të, Jakup Krasniqi, kryetari i partisë, Fatmir Limaj, sekretari Bilall Sherifi, kryetari e degës në Prizren, Zafir Berisha, dhe anëtarë tjerë të kryesisë.

Krasniqi, qytetarëve të Prizrenit u tha se “ne do të donim të flisnim këtu vetëm gjëra pozitive për fusha të ndryshme në vendin tonë, por për fat të keq, në këtë vend asgjë nuk është duke shkuar mbarë”.

“Kemi luftuar vazhdimisht, që mbi bazën e meritokracisë të vendosen institucionet e shtetit për ta zhvilluar shtetin në shërbim të kombit, dhe jo për të instaluar nëpër institucionet e shtetit njerëz që në të shumtën e rasteve janë analfabetë”, ka thënë Krasniqi.

Kryetari Limaj tha se është pozitive që në Nisma sot angazhohen ende njerëz që janë të gatshëm me dhënë nga vetja për Kosovën, por që në asnjë mënyrë nuk e japin Kosovën për interesin e vet.

Kryetari Limaj ka ftuar qytetarët e Prizrenit që të bashkohen me vizionin e Nismës, të bisedojnë me të gjithë ata njerëz që deri sot janë mashtruar nga nëntoka, që t’i bashkohen Nismës, sepse baza dhe zemra e Nismës është në Prizren, dhe Nisma ndryshimin e Kosovës do ta fillojë me ndryshimin e Prizrenit.

Ndërsa, kryetari i degës në Prizren, Zafir Berisha, tha se Nisma është duke u angazhuar vazhdimisht që t’ia kthejë jetën Prizrenit.

“Jemi duke punuar çdo ditë që institucionet e Prizrenit t’ia kthejmë qytetarëve të Prizrenit, sepse për fatin e keq, institucionet lokale në Prizren janë vënë në shërbim të parapolitikës dhe të nëntokës”, ka thënë Berisha.

Sipas njoftimit të Nismës, pjesa më madhështore e këtij tubimi, ishte ndarja e librezave të anëtarësisë së Nismës për mbi 100 anëtarë të rinj, që ju bashkuan kësaj partie.

“Ditëve të ardhshme Nisma do të vazhdojë vazhdën e tubimeve me qytetarë nëpër komuna tjera, ku edhe do ketë aderime të reja, që masivisht po i bashkohen politikave socialdemokrate të NISMA për Kosovën”, thuhet në njoftim.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...