8 Tetor 2016 - 11:40
Propozim-vendimet i kishte sjellë vetë kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i cili kishte thënë se ka marrë garanci nga Zyra ligjore se gjithçka është në përputhje me ligjet në fuqi. Por, pas 3 muajve, ka dalë që jo gjithçka ishte në përputhje ligjore. Departamentit ligjor në MKRS ka vlerësuar se këto vendime bien ndesh me disa ligje të Republikës së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
“Vendimi i Kuvendit të Komunës nr. 01-066-52462 për inicimin e proceduarve për ndërprerjen e aktivitetit të OJQ-së Klubit publik të futbollit ‘Llapi’ në Podujevë me qëllim të themelimit të Klubit me organizim në formën e shoqërisë aksionare. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të komunës si më sipër, vlerëson se akti i komunës është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në shkresën e udhëheqësit të Departamentit ligjor në MKRS, Feim Hoxha.
Ligjet që u shkelën
Sipas tij, pjesa hyrëse e vendimit në fjalë (preambula) është në kundërshtim me Ligjin dhe se vendimi nuk parasheh si bazë Ligjin për Lirinë e asociimit në organizatat joqeveritare. Nga dispozitat ligjore me të cilën akti i komunës është në kundërshtim, janë Ligji nr. 04/L-57 për Lirinë e asociimit në organizatat joqeveritare, neni 20- paragrafi 1; neni 21, paragrafi 1...(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...