8 Tetor 2016 - 10:31
Qeveria Komunale e Prizrenit ka marrë vendim për formimin e grupeve punuese, të përbëra nga zyrtarët e Drejtorisë së Financave dhe të Drejtorisë së Inspektorateve për arkëtimin e taksave komunale për firmë. Me këtë rast, Ekzekutivi lokal edhe njëherë ka pranuar se nuk ka mundur t’i përmbushë objektivat e përcaktuara në këtë zë buxhetor.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, teksa ka lexuar propozimin e Drejtorisë së Financave për formimin e grupeve punuese ka pohuar se “edhe përkundër angazhimit permanent në grumbullimin e taksave komunale për firmë, DEF nuk e ka arritur objektivin e caktuar”.
“Prandaj e shohim të arsyeshme, që për të qenë më të suksesshëm në këtë drejtim të formohen grupe për inkasimin e taksave (borxheve), me mbështetje edhe nga DI që të dalim në terren dhe të arrijmë rezultate sa më të mira në ngritjen e të hyrave të buxhetit komunal”, ka thënë Muja...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...