Punëtorët e ish-ndërmarrjeve shoqërore me protestë kërkojnë 20- përqindëshin

8 Tetor 2016 - 08:15      

Dhjetëra punëtorë të ish-ndërmarrjeve të privatizuara në Komunën e Gjilanit, të premten me një protestë njëorëshe kanë kërkuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) shpërndarjen e të hollave të 20- përqindëshit, shkruan sot Koha Ditore.

Ata kanë kërkuar edhe pagat e mbetura, për të cilat ka edhe vendim të plotfuqishëm gjyqësor.

Enver Maliqi është njëri nga punëtorët e ish-ndërmarrjes të prodhimit të bukës “Kualiteti” dhe ka thënë se janë mashtruar nga premtimet që ishin bërë një dekadë më parë nga njerëzit të cilët e udhëhiqnin privatizimin në këmbim të marrjes së një shume të caktuar të hollave duke bërë që ata të humbnin vendet e punës. Ai thotë se kishin shpresuar në ndarje të mjeteve të 20-përqindëshit nga ana e AKP-së dhe se nga premtimet që kishin marrë ata i kishin transmetuar tek familjet e tyre.

“Tash qe 10 vite nuk na kanë ndarë 20-përqindëshin dhe kemi qenë 110 punëtorë në atë fabrikë. Tash jemi para pensionit dhe as pension dhe askund në botë nuk ka që me 35 vite pune edhe me mbet edhe tash e 5 vite jam pa të ardhura. Ata na kanë mashtruar, sepse neve na kanë thënë se për 2 vite shpërndahet 20- përqindëshi. Dhe ne i kemi mashtruar edhe familjet tona dhe e kemi humbur besimin në familje me gënjeshtra të AKP-së ose të këtyre të cilat janë privatizuara. Ne i kemi edhe 2 mijë euro dhe i kemi 22 paga të cilat nuk na kanë dhënë edhe borxh që na kanë mbetur mbasi është privatizuar afërisht çdo punëtori 4 mijë ose 4 mijë e 500 euro”, ka thënë ai...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...