Në Isniq u përurua shkolla fillore “Isa Boletini”

7 Tetor 2016 - 16:00      

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe përfaqësues të autoriteteve komunale të Deçanit, kanë përuruar sot objektin e ri të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Isa Boletini”, në Isniq.

Ministri Bajrami, përurimin e kësaj shkolle e ka vlerësuar si moment historik për banorët e fashtit Isniq dhe komunës së Deçanit, ndërkaq ka thënë se tradita arsimore që ka krijuar kjo shkollë na obligon që të krijojmë kushte moderne për nxënësit dhe mësimdhënësit e saj.

Ndër të tjera, ministri Bajrami tha se, krahas ndërtimit të shkollave moderne, duhet të krijohet edhe një sistem cilësor i edukimit.
Objekti i ri shkollor ka 3 dhoma për parafillorë, 25 dhoma mësimi (klasa) për nivelin fillor dhe të mesëm të ulët, 3 laboratorë, bibliotekën dhe sallën e sporteve me hapësira përcjellëse.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...