Rahoveci përballet me probleme

7 Tetor 2016 - 15:40      

Komuna e Rahovecit akoma ka probleme me menaxhim të mbeturinave, sidomos të mbeturinave inerte të cilat janë mbet edhe më tej pa ndonjë veprim konkret që do të zgjidhnin këtë problem. Përveç mbeturinave të ngurta, komuna ka probleme edhe me ujëra të zeza.

Për trajtimin e ujërave të zeza, komuna ka përgatit një projekt për trajtimin e tyre, por që zbatimi i tij kap kosto të madhe. Për zbatimin e projektit, jemi duke kërkuar donator që të mundësohet realizimi i këtij projekti të rëndësishëm për banorët e Komunës së Rahovecit.

Kështu ka deklaruar kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, i cili ka pritur në takim një delegacion të EPA-s Amerikane në përbërje prej: Jose Zambrana, Lan Alexis, Cairns Maryann, Clayton Cox .

Në një njoftim për media u bë e ditur se në takim u diskutua për projektin “Zhvillimi i qëndrueshëm i Komunës së Rahovecit si një nga Komunat buzë pellgut të lumit Drin”.

Ai i ka njoftuar edhe për gjendjen e mjedisit në Komunën e Rahovecit, duke thënë se gjendja mjedisore në Komunën e Rahovecit, nuk bënë përjashtim prej asaj që është në përgjithësi në Kosovë.
Vehapi ka thënë se ka ligje për mjedisin, strategji por buxheti i cili duhet të ndahet prej Qeverisë për çështjen mjedisore edhe ma tutje nuk është në plan të parë, por që besoj që shumë shpejtë edhe kjo do të jetë në agjendë e institucioneve qendrore.

Delegacioni i EPA-s Amerikane vizitën e tyre në Komunën e Rahovecit, do të vazhdojnë edhe me datën 8 tetor me vizitat në teren, ku janë planifikuar të vizitohen shumë vende që konsiderohen si pika kritike ku ndodhin vërshimet, vendet me tokat që përmbyten shpesh dhe që kanë nevojë për sisteme të kullimit erozionet e tokave, erozioni i shtratit të lumit Drin, vendet me mbeturina .

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...