Kryetari i Podujevës në Austri

7 Tetor 2016 - 15:02      

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, po qëndron për vizitë zyrtare në Austri, me qëllim të konkretizimit të projektit për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Podujevës, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Kësaj vizite i ka paraprirë koordinimi dhe bashkëpunimi me kompaninë austriake ÖSTAP, e cila ka hartuar projektin për ndërtimin e kolektorit kryesor për grumbullimin e ujërave të zeza në komunën e Podujevës.

Për realizimin e këtij projekti me rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët e Podujevës, Komuna ka planifikuar zgjidhje financiare, duke aplikuar për një kredi të butë, që jepet nga banka austriake.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...