Nis projektin për energji alternative prej 46 milionësh

7 Tetor 2016 - 11:03      

Kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani, me bashkëpunëtorët ka inspektuar nisjen e punimeve të projektit të parë në rajon për energji alternative me erë nga kompania “AIR Energy – Guris” në majën e Kitkës në 1.158 metra lartësi mbidetare, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë projekt ai është shprehur: “Ne si komunë me qeverisjen e mirë që po bëjmë kemi krijuar një imazh dhe mundësi të mirë për investitorët që kanë kapital për të investuar në Komunën e Kamenicës.

Kuvendi Komunal, Drejtoria e Urbanizmit dhe ajo e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrës, kanë kryer të gjitha procedurat e nevojshme në mënyrë profesionale. Prandaj ndihem jashtëzakonisht mirë që në komunën tonë po punohet në projektin, vlera e të cilit është 46 milionë euro, investime në prodhimin e energjisë alternative me erë 33 MW, kurse nga ky projekt do të përfitojnë qytetarët tanë dhe komuna jonë në përgjithësi”, shkruan sot më shumë Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...