Pronari i restorantit akuzon Komunën se po ia rrëzon për hakmarrje një aneks, kjo e mohon [video]

6 Tetor 2016 - 20:01      

Për të dytën herë, Inspektorati i Komunës së Gjakovës ka ndërhyrë në biznesin e Blerim Godenit nga ky qytet.

Ai është pronar i restorantit “Rogner” dhe sipas tij, komuna padrejtësisht ia ka rrënuar të mërkurën një aneks të këtij objekti, raporton KTV.

Ai i akuzon zyrtarët komunalë se krejt këtë po e bëjnë për arsye personale.

Pronari thotë se fillimisht iu dha leje por, sipas tij, komuna nuk po vepron në përputhje me ligjin.

Por ekzekutivi komunal i Gjakovës i mohon akuzat e tij.

Thotë se Komuna i dha leje vetëm për vendosjen e tavolinave dhe karrigeve, por jo edhe për ndërtimin e aneksit dhe rrethojave, që sipas Komunës, kjo çfarë ka bërë Godeni është uzurpim i hapësirës publike.

Komuna thotë se në të gjitha rastet si dhe në këtë rast është vepruar vetëm në bazë të ligjit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...