Gjilani anëtar i “Mayors for Peace”

6 Tetor 2016 - 15:33      

Komuna e Gjilanit ka marrë sot konfirmimin e anëtarësimit në organizatën ndërkombëtare “Mayors for Peace”, me seli në Hiroshima,Japoni, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka vlerësuar tejet të rëndësishëm anëtarësimin në këtë organizatë, duke thënë se kjo i jep mundësi bashkëpunimi me këtë rrjet të madh të qyteteve, jo vetëm në aspektin e paqes, por edhe atë socio-kulturor.

Misioni i organizatës “Mayors for Peace”, e cila kryesohet nga kryetari i Hiroshimës, Kazumi Matsui, është shtrirja e paqes në aspekt global me bazë kundër armëve nukleare.

Organizata është e themeluar në vitin 1982. Bënë shkëmbime mes administratave komunale për përvoja të reja dhe është rrjet që ka mbi 7 mijë qytete anëtare nga e mbarë bota.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...