6 Tetor 2016 - 14:14
Janë përmendur me këtë vështrim objektet: përballë QKMF-së, në udhëkryqin afër Shkollës fillore “Lidhja e Prizerenit”, Fakulteti i Biznesit, objekti në afërsi të Radio Pejës, e të tjera.
U tha se këto ndërtime pa leje në zonën e parë të qytetit nuk kanë mundur pa u parë edhe nga policia dhe nga prokuroria, ngase janë ndërtime të larta dhe vetëm nëse dikush e ulë kokën mund të mos i shohë.
Ndalimi e më pastaj lejimi i ndërtimeve nga Inspeksioni, sipas AAK-së, bëhet për qëllime korruptive.
“Plani rregullativ, lejet e ndërtimit dhe të gjitha procedurat e ligjet bien poshtë me kësi veprimeve që mund të quhen edhe të dhunshme në shkeljen e ligjit që po bënë qeverisja e Gazmend Muhaxherit me klikën e tij.
“AAK-ja kërkon nga organet e drejtësisë që të veprojnë dhe të mos lejohet që për hir të pasurimit të një grupi të zyrtarëve të Komunës të degradohet qyteti i Pejës. Argumentet i kanë parasysh vetëm nëse nuk duan t’i shohin”, u tha në këtë konferencë të përfaqësuesve të AAK-së me mediet dhe qytetarët e Pejës.



17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...