6 Tetor 2016 - 12:38
Duke përgëzuar nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle për objektin e ri, ai u shpreh i kënaqur me kushtet të cilat ofron kjo hapësirë e re mësimore, duke iu mundësuar nxënësve të saj të mësojnë në kushte të njëjta me bashkëmoshatarët e tyre në vendet e zhvilluara.
Kreu i Kuvendit theksoi se të gjitha shkollat në Kosovë duhet të pajisen me kabinete të informatikës dhe laboratorë të shkencave ekzakte, në mënyrë që nxënësit të kenë mundësinë që të mësuarit teorik, ta materializojnë në mënyrë praktike.
“Kuadrot e reja që do të dalin nga shkollat e Kosovës, si kjo të cilën po e përurojmë sot, duhet të jenë sa më të përgatitur dhe adekuat për nevojat e tregut të punës. Prandaj, nevojitet angazhim i të gjithëve që ta ngrenë cilësinë në arsim dhe ta përmirësojmë edhe më tej infrastrukturën shkollore. Në këtë drejtim, institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...