Stacioni i autobusëve në Malishevë bëhet pronë komunale

5 Tetor 2016 - 17:12      

Malishevë, 5 tetor – Agjencia Kosovare e Privatizimit të mërkurën ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me komunën e Malishevës për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve në lidhje me asetet e NSh “Kosovatrans”-Njësia në Malishevë, ka bërë të ditur Zyra për Informim e Komunës së Malishevës, raporton Koha Ditore.

Sipas këtij njoftimit drejtori menaxhues i AKP-së, Ekrem Hajdari i shoqëruar nga dy zëvendës drejtorët, Valbona Dibra dhe Avni Jashari, ia dorëzuan marrëveshjen për transferimin e kësaj ndërmarrje kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me ç’rast është realizuar edhe ceremonia e pranim dorëzimit të ndërmarrjes “Kosovatrans” nga autoriteti i AKP-së tek autoriteti i Komunës së Malishevës.

“Marrëveshja e nënshkruar rregullon bashkëpunimin lidhur me transferimin e aseteve dhe detyrimeve të ndërmarrjes shoqërore “Kosovatrans” në Prizren, Njësia Punuese “Stacioni i Autobusëve”, në Malishevë nga administrimi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit tek Komuna e Malishevës, ashtu siç është përcaktuar me nenin 4 të Rregullores Nr. 02/2013 të Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi kriteret për krijimin e ndërmarrjeve publike dhe pjesëmarrja e Komunave në Bordet e Drejtorëve”, thuhet në komunikatë.
Marrëveshjes në fjalë i ka paraprirë kërkesa zyrtare nga ana e Komunës së Malishevës e datës 9 shkurt 2016, për transferimin e ndërmarrjes shoqërore “Kosovatransi” nën autoritetin e Komunës, ndërsa Bordi i Drejtorëve i AKP-së në mbledhjen e mbajtur me datë 26 maj 2016 e ka aprovuar nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të AKP-së dhe Komunës së Malishevës në lidhje me transferimin e aseteve të NSh “Kosovatrans-Njësia/Stacioni i autobusëve në Malishevë tek Komuna e Malishevës, në bazë të Ligjit mbi Ndërmarrjet Publike.

ZI ka pohuar se “Kosovatrans”, ka qenë e regjistruar si ndërmarrje shoqërore, mirëpo në vazhdimësi ka kryer funksione në interes publik të qytetarëve dhe se “transferimi i kësaj ndërmarrje nga autoriteti i AKP-së tek organet e Komunës është bërë në pajtim me Ligjin e AKP-së, ku neni 5 paragrafi 2 mundëson që ndërmarrjet dhe asetet e tyre të barten në përgjegjësi dhe administrim të një organi tjetër publik, përmes një Rregullore ose Ligji që është në fuqi dhe që është shpallur nga një autoritet kompetent publik në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...