Veliu inspekton punimet në ndërtimin e Qendrës për Grumbullimin e Pemëve dhe Perimeve

5 Tetor 2016 - 14:49      

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, inspektoi punimet në ndërtimin e objektit të Qendrës për Grumbullimin dhe Ruajtjen e Pemëve dhe Perimeve, e cila po ndërtohet në fshatin Sfeçël të Podujevës.

Gjatë vizitës që i bëri këtij objekti, Veliu u shpreh i kënaqur me rrjedhën e deritanishme të punimeve të objektit që është në fazën finale.

Kryetari Veliu foli për rëndësinë që ka ndërtimi i një qendre të tillë për fermerët, duke pasur parasysh se numri i kultivuesve të pemëve dhe perimeve në Llap është në rritje.

“Ky projekt është i rëndësisë së veçantë për faktin se do të krijojë vende të reja pune dhe do të jetë vendi ku kultivuesit pemëve dhe perimeve të Llapit dhe Gollakut do të mund t'i deponojnë produktet e tyre”, tha Veliu.

Kryetari i Podujevës tha se ky projekt po realizohet falë bashkëfinancimit të Komunës së Podujevës dhe Komisionit Evropian, ku Komuna merr pjesë me 13 % të mjeteve, kurse vlera totale e projektit është 486 mijë euro.

Menaxheri i këtij projekti, Bedri Sylejmani, e njoftoi kryetarin Velliu me rrjedhën e punimeve, për të cilat tha se pritet të finalizohen në muajin nëntor.

Ai foli edhe për aktivitetet përcjellëse që parashihen në kuadër të këtij projekti, siç janë:

përgatitja e video dokumentarit për projektin, dizajnimi i web-faqes, furnizimi me kontejnerë për mbeturina, broshura informative bujqësore, katalogje bujqësore dhe organizimi i trajnimeve për kultivimin e pemëve dhe perimeve.

Për kompletimin e punimeve dhe funksionalizmin e të Qendrës për Grumbullimin e Pemëve dhe Perimeve ka mbetur të bëhet edhe vendosja e pajisjeve. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...