MSH furnizon Gjilanin me vaksina kundër gripit sezonal

5 Tetor 2016 - 13:57      

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan është furnizuar të hënën nga Ministria e Shëndetësisë me kontingjentin e parë të vaksinave kundër gripit sezonal në sasi prej 2 mijë dozave.

Drejtori i QKMF-së në Gjilan, Fejzulla Berisha, ka konfirmuar se këto vaksina janë pa pagesë dhe do të vaksinohen të gjithë personat e moshuar dhe ata me probleme shëndetësore.

“Aplikimin e tyre jemi duke e bërë në dy qendra, QKMF dhe QMF-Dardania në shërbimin e vaksinimit. Do të vaksinohen të gjithë personat e moshuar, ata me sëmundje kronike dhe qytetarët që kanë probleme të caktuara shëndetësore”, ka thënë Berisha.

Ai ka informuar se janë të përgatitur që t’u dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve në çdo kohë dhe se do të vazhdojnë të furnizohen edhe me kontingjentin tjetër të vaksinave në momentin që shpenzohet sasia e tanishme. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...