5 Tetor 2016 - 13:55
“I pandehuri A.L. (Abdylatif Latifi), në cilësinë e personit zyrtar, përkatësisht Drejtorit Ekzekutiv të Spitalit Regjional të Gjilanit është akuzuar se me dashje dhe me qëllim që të përfitoj për vete apo për personin tjetër apo që t’i shkaktoj dëm personit tjetër me dashje, nuk ka kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me ligj, pasi nga fillimi i vitit 2012 e deri në fund të vitit 2014 në vazhdimësi pa shpallje të tenderit apo shpalljes publike ka lidhur kontratë mbi qiranë në kohëzgjatje për nga katër muaj, me qiramarrësin I. S., pronar i objektit “Kantina”, që për shumën për nga 500 (pesëqind) Euro në muaj, i ka lejuar qiramarrësit shfrytëzimin e sipërfaqes në pronësi të Spitalit Regjional të Gjilanit, këtë edhe në vitin 2015, pas skadimit të kontratës mbi qiranë dhe pa procedurë të tenderimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
“Nga provat e paraqitura në aktakuzë, në asnjë rrethanë nuk vërtetohet përtej dyshimit të bazuar se i njëjti ka keqpërdorur pozitën zyrtare për të përfituar për vete apo për të tjerët, meqenëse në përshkrimin faktik të veprës penale në dispozitiv mungojnë elementet inkriminuese të veprës penale”, potencohet më tej.
Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...