5 Tetor 2016 - 12:52
Sipas tyre, AAK-së në Prizren nuk i shkon përshtati tani që të luajë rolin e opozitarit, ndërkohë që vazhdon të jetë pjesë e koalicionit bashkëqeverisës në nivel komunal, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Hipokrizia nuk ka fund. AAK-ja në Prizren edhe është në bashkëqeverisje, edhe thotë se Prizreni nuk e meriton një qeverisje të tillë. Atëherë shtrohet pyetja, pse kanë bashkëqeverisur prej 3 vjetësh? Pse tashti, në vitin e fundit e luan rolin e opozitarizmit, duke qenë ende në pozitë? Hajde, po bëhemi edhe ne hipokritë, atëherë shtrohet pyetja, pse nuk del nga koalicioni, pavarësisht që ka bashkëqeverisur Prizrenin së bashku me PDK-në, 3 vjet. Pse tashti nuk del nga koalicioni?”, ka thënë Arbër Rexhaj këshilltar i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prizrenit.
Sipas tij, nënkryetari i komunës është kujtuar vonë për faktin se kjo pozitë i ka kompetencat e kufizuara ekzekutive... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...