5 Tetor 2016 - 12:18
Zyrtarët e PDK-së kanë thënë se në Podujevë ka individë që japin mësim, e që nuk e kanë të kryer më shumë se shkollën e mesme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërsa, ata të LVV-së kanë adresuar kritika për përjashtimin e punëtorëve nëpërmjet telefonit, pa asnjë vendim.
Gjithçka ka dalë kur drejtori Avni Maloku ka prezantuar një informatë për fillimvitin shkollor 2016-2017. Maloku u ka thënë këshilltarëve komunalë se gjithçka e kanë të shkruar në informatën e dërguar, por që sipas tij, disa gjëra kanë ndryshuar për nxënësit e shkollës fillore “Enver Maloku”, në të cilën për shkak të kushteve të rënda, nuk kishte filluar mësimi sikur në shkollat tjera.
Por, gjendje e ngjashme me shkollën “Enver Maloku”, sipas shefit të Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, është edhe në shumë objekte të tjera shkollore.
Ai ka deklaruar se pa diplomë ka në shkollën fillore “Luigj Gurakuqi”, por një gjë e tillë është mohuar nga drejtori i Arsimit.
“E tashti a punon në Gërdovc a në Batllavë është çështje tjetër. Prej klasës 1-5 nuk e mbajnë asnjë orë të edukatës fizike. I ke ndarë nga 140 mijë euro për renovim të shkollave e sivjet ke ndërtuar garazhe e hapësira për vendosje drush. Asnjëherë Avni Maloku nuk ka kërkuar që t’i rritej buxheti Drejtorisë së Arsimit”, ka thënë shefi i GK të PDK-së.
Nga ana tjetër, drejtori i Arsimit, Avni Maloku, e ka mohuar se dikush nga mësimdhënësit e punësuar është me shkollë të mesme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...