5 Tetor 2016 - 11:42
Fillimisht ai ka potencuar projektet me prioritet që i ka pasur komuna këtë vit, prej të cilave në fakt ende asnjëra nuk ka nisur të realizohet, shkruan sot “Koha Ditore”. Prioritet i të gjitha prioriteteve në vitit 2016 sipas Muhaxherit ka qenë realizimi i të gjitha procedurave për fillimin e ndërtimit të qendrës së skive “Borea”, për të cilën komuna tashmë ka mbajtur një konferencë me investitorë të mundshëm vendi dhe për muajin e ardhshëm planifikohet mbajtja jashtë vendit e një konference tjetër për donatorë.
Projekt i dytë i madh siç u tha kreu i komunës qytetarëve që kishin mbushur sallën e kuvendit, ka qenë ndërtimi i mureve mbrojtëse të Lumëbardhit dhe shëtitores dhe ndriçimit përgjatë tij. Por, ky projekt ende nuk ka nisur të realizohet për shkak të procedurave tenderuese që po zgjasin qe një vit e gjysmë. Ende nuk ka nisur të realizohet as projekti “Bulevardi i gjelbër”, që shtrihet prej stacionit të trenit deri te rrethrrotullimi rrugor poshtë Stacionit të autobusëve.
Projekt tjetër me rëndësi këtë vit ka qenë edhe realizimi i fazës së fundit të ndërtimit të Ujësjellësit për 18 fshatra të Lugut të Baranit, i cili ende nuk ka filluar, por kreu i komunës është shprehur i bindur se ky projekt, do të realizohet këtë vit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...