PDK në Istog akuzon Komunën për kontrata joligjore

5 Tetor 2016 - 11:10      

Istog, 5 tetor- Dega e PDK-së në Istog, të martën ka reaguar ndaj Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Komunën e Istogut për vitin 2015, në të cilin sipas saj janë evidentuar një sërë shkeljesh.

“Ky raport tregon për favorizime në tenderë për kompanitë e personave që janë të afërt me Lidhjen Demokratike të Kosovës, si dhe punësime në baza partiake për militantët e LDK-së”. Kështu tha ndër të tjera, kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Istog, Shasivar Haxhijaj, në një konferencë shtypi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, auditori nxjerr në pah se komuna ka lidhur kontrata të paligjshme me kompani të ndryshme për kryerjen e punëve të ndryshme në komunë. Në këtë kontekst, përmendi katër raste që e implikojnë edhe kryetarin Haki Rugova dhe drejtorin për Shërbime Publike, Bedri Hasanaj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...