
5 Tetor 2016 - 10:03
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se shuma e ndarë prej 150 mijë eurove për projektin e ndërtimit të sistemit të kanalizimit është një shumë minore në krahasim me shumën e ndarë për projektin e ndërtimit të trotuarit dhe ndriçimit publik që kap shumën në vlerën prej 259 mijë eurosh, shkruan sot “Koha Ditore”.
Po ashtu edhe PDK-ja opozitare akuzon qeverisjen komunale të Vitisë e cila drejtohet nga kryetari Sokol Haliti se në mënyrë të qëllimshme nuk ka bërë specifikimin e projekteve kur bëhet fjalë për investime kapitale ngase tashmë vlerëson se pushteti ka hyrë në fushatë zgjedhore dhe se investimet do të bëhen në zonat ku ata synojnë që të marrin votat.
Ibrahim Rama, drejtor për buxhet dhe financa, deklaron se komuna gjatë këtyre viteve ka investuar rreth 300 mijë euro në ndërtimin e sistemit të kanalizimit në këtë komunë dhe se akuzat e opozitës nuk qëndrojnë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...