Pacolli në Kamenicë shpalos vizionin e tij për zhvillim ekonomik

4 Tetor 2016 - 18:13      

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, sot në Kamenicë ka filluar debatet me qytetarë për Zhvillim Ekonomik dhe Punësim, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.

Duke e shpalosur vizionin e tij për zhvillimin ekonomik të vendit, Behgjet Pacolli, ka folur për gjendjen e rëndë ekonomike në Kosovë si dhe për mënyrat se si mund të dilet nga kjo situatë si dhe për planet e AKR-së për ndërtimin e shtetit ligjor dhe krijimin e bazës së nevojshme për investimet e huaja.

Pacolli ka drejtuar një serë kritikash ndaj qeverisë, lidhur me mënyrën e privatizimit të ndërmarrjeve publike.

Debati ka vazhduar me pyetje të shumta të qytetarëve të Kamenicës për Pacolli, i cili e mori fjalën dhe u dha përgjigje kërkesave, pyetjeve dhe çështjeve të tjera që i shtruan pjesëmarrësit në këtë takim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...