Gremniku me kanalizim të ujërave të zeza dhe kanal të ujitjes, gjimnazi me ngrohje qendrore

4 Tetor 2016 - 17:33      

Projektet infrastrukturore në komunën e Klinës janë shtrirë edhe në fushën e bujqësisë, trajtimin e ujërave të zeza dhe fushën e arsimit, transmeton Koha.net.

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota me bashkëpunëtor, ka përcjelle sot nga afër punimet që janë duke u kryer në rrjetin e kanalizimit të ujërave të zeza dhe kanalin e ujitjes në fshatin Gremnik të Klinës. Kanalizimi me gjatësi 2500 metra i cili ka kushtuar rreth 50 mijë euro, është në fazën e tretë dhe përfshinë disa lagje të këtij fshati me çka i tëre fshati tashme është i përfshirë në rrjetin e kanalizim të ujërave të zeza.

Ndërkohë kanali për ujitjen e tokave bujqësore është në ndërtim e sipër në largësi 1460 metra nga i cili do të ujiten qindra hektarë tokë të banorëve të këtij fshati. Kryetari i Komunës së Klinës, Bashota, po ashtu ka parë nga afër edhe ecurinë e punimeve në nxehjen qendrore që është duke u rregulluar në Gjimnazin “ Luigj Gurakuqi” që ka kushtuar rreth 40 mijë euro, me rregullimin e së cilës do të krijohen kushte shumë me të mira për nxënësit e kësaj vatre diturie. “ Projektet në komunën e Klinës nuk kanë të ndalur.

Po punohet në projekte të shumta për të rritur mirëqenien e qytetarit”, ka thënë Bashota i cili ka uruar banorët e Gremnikut për realizimin e dy projekteve si dhe nxënës e arsimtarë për nxehjen qendrore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...