4 Tetor 2016 - 17:17
Nafije Latifi, themeluese e Qendrës Kosovare për luftimin e kancerit të gjirit ka deklaruar se qëllimi i ciklit të ligjëratave është vëmendje më e madhe që do të duhet kenë gratë në raport me këtë sëmundje e cila është shkaktar i madh i vdekjeve nëpër botë.
“Qëllimi i këtyre ligjëratave është për t`i vetëdijesuar gratë se sëmundja e kancerit është në mesin tonë dhe kërcënon një numër të madh të tyre. Gratë duhet të bëjnë vetëkontroll të trupit dhe për çdo ndryshim që vërejnë, të paraqiten sa më parë te mjeku, duke nënvizuar se zbulimi i sëmundjes në fazën e hershme, trajtohet me lehtë dhe kërkon më pak shpenzime”, ka thënë ajo
Sipas saj nga kanceri i gjirit mund të preket çdo femër, por rreziku rritet më tepër me shtimin e viteve të jetës.
Zakonisht preken moshat mbi 50-vjeç, por një kancer, sipas tyre,mund të shfaqet edhe tek moshat fare të reja. Ajo ka thënë se mjekët onkologë, në ligjëratat e tyre, kanë nënvizuar faktin se tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, si nevojë për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin e kësaj sëmundje vrasëse.
Ndërsa Valentina Bunjaku, Rexhepi, kryesuese e Kuvendit Komunal ka përkrahur këtë nismë e cila është sensibilizim i grave mbi rrezikun e kancerit të gjirit dhe njohurive që ato marrin mbi rrezikun që paraqet kjo sëmundje. “Gratë kanë nevojë jo vetëm për ligjërata të këtilla, por qoftë edhe për një këshillë të mirë, për të ngritur njohuritë e tyre mbi rrezikun që paraqet kjo sëmundje. Numri i grave pjesëmarrëse, do të ishte më i madh, sikur ligjërata të mbahej të shtunën, ose jashtë orarit të punës, meqë në këtë kohë shumica e tyre janë nëpër vende pune”, ka thënë ajo
Sipas saj broshurat me këshillat për mbrojtje nga kanceri i gjirit do të shpërndahen në terren tek çdo familje.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...