4 Tetor 2016 - 16:52
Që nga paslufta banorët e këtyre lokaliteteve patën kërkuar me dhjetëra herë nga institucionet komunale për realizimin e këtyre projekteve, mirëpo ato tashmë po realizohen me një vonesë pas 17 vitesh.
Kryetari i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ,të martën, ka vizituar për së afërmi fillimin e punimeve në këto lokalitete, ndërkaq ka thënë se në vazhdën e një varg projektesh kapitale po e implementojnë edhe projektin e varrezave të martirëve në Kraishtë dhe Ribar i madh për të cilën disa herë kishin kërkuar edhe vetë banorët. “Po bëhet një punë mjaftë e mirë sepse martirët e meritojnë të kenë lapidar, andaj buxheti për dy lapidarë të këtyre fshatrave është futur në një kod të përbashkët.
Ekzekutivi i komunës bën përpjekje që vazhdimisht në mënyrë sa më të shpejtë t’i shqyrtojmë edhe kërkesat tjera të qytetarëve”, ka thënë Ahmeti. Ai ka sqaruar se ky projekt do të realizohet brenda këtij viti. Ndërkaq ka bërë me dije se gjatë kësaj periudhe kohore janë duke u realizuar dhjetëra projekte në infrastrukturë rrugore, kanalizim, ujësjellës etj në të mirë të qytetarëve. Ai ka përmendur se në kuadër të kësaj vizite ka inspektuar edhe punimet në ndërtimin e rrugës Shalë – Baicë i cili sipas tij është një projekt mjaftë i rëndësishme banorët e këtyre lokaliteteve.
Banorët e fshatit Ribar i madh dhe Kraishtë e kanë mirëpritur projektin e komunës për ndërtimin e lapidarëve. “Për realizimin e këtyre projekteve banorët e Kraishtës dhe të Ribarit të Madh e kemi kërkuar nga pas lufta, mirëpo institucionet nuk i patën shqyrtuar ankesat dhe kërkesat tona. Sidoqoftë është bërë një punë e mirë megjithëse 17 vjet me vonesë, por është edhe një shqetësim i banorëve të Kraishtes se në këtë lapidar nuk po përfshihen edhe 3 veteranë të cilët kanë ndërruar jetë pas luftës”, ka thënë Avni Bajrami, banor nga fshati Kraishtë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...