Kubëzim dhe asfaltim rrugësh në fshatra të Rahovecit

4 Tetor 2016 - 16:44      

Komuna e Rahovecit po vazhdon me realizimin e projekteve si në qytetin e Rahovecit, ashtu, edhe nëpër fshatra. Këto projekte prekin përmirësimin e lëvizjes së banorëve, thotë kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Këto projekte janë: kubëzimi i një rruge në fshatin Polluzhë, asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Ratkoc me fshatin Baboc me gjatësi prej 2 mijë e 300 metra.

“Momentalisht është duke u punuar në rregullimin e dy urave dhe riparimi i rrugëve me kubëza, nivelizimin e pusetave të ndërtuara në qytetin e Rahovecit gjatë vitit 2013-të. Tek projekti i fundit, intervenimi ka ardhur pas kërkesave të banorëve, të cilët kanë pasur probleme me puseta, pasi që gjatë vitit 2013, ku është kubëzuar ajo rrugë pusetat janë mbuluar tërësisht dhe në vazhdimësi ka pasur probleme”, thuhet në komunikatë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...