KEDS ndërton linjë shtesë në Drenas dhe Park të Biznesit

4 Tetor 2016 - 14:57      

KEDS njofton se është stabilizuar furnizimi me energji elektrike për Komunën e Drenasit dhe disa fshatra përreth, ku kishte probleme në furnizim së fundmi. Pos furnizimit stabil, aty tashmë nuk ka as rënie të tensionit, falë punës së palodhshme të punëtorëve të kompanisë.

KEDS njofton se gjatë këtyre ditëve në Drenas dhe disa fshatra rreth tij, përfshirë edhe Parkun e Biznesit, është duke bërë investime/revizionim të rrjetit. Intervenimet po bëhen për të siguruar energji më stabile kur po hyjmë në periudhën e dimrit, transmeton Koha.net. Nga këto intervenime pritet që të ketë shërbime stabile dhe të sigurta, të ketë numër më të vogël të prishjeve. Ky investim nënkupton edhe krijimin e një linje alternative shtesë për furnizim që do ta rrisë edhe më tepër cilësinë e shërbimeve dhe sigurinë e furnizimit si për Drenasin me fshatrat përreth, ashtu edhe për Parkun e Biznesit, kur dihet rëndësia e tij dhe e afarizmit të bizneseve të vendosura aty.

Intervenimet janë të domosdoshme, pasi bëhet fjalë për asete të vjetruara që nuk garantojnë siguri në furnizim. Kjo është dëshmuar edhe dje, me 3 tetor 2016, kur ka patur probleme me furnizim si pasojë e një prishje që ka shkaktuar ndaljen e detyruar të linjës 35kV (kilovolt) që furnizon Drenasin dhe fshatrat përreth në pjesën jugore të kësaj komune.

Por, ekipet e KEDS-it kanë reaguar menjëherë dhe kanë arritur të sanojnë prishjen në kohën më të shkurtër të mundshme dhe brenda disa orësh janë rikthyer pos linjës 35 kV edhe daljet 10 kV që ishin jashtë pune.

KEDS kërkon ndjesë ndaj konsumatorëve dhe mirëkuptimin e tyre për furnizimin jo të rregullt gjatë kësaj kohe duke i siguruar se po bën më të mirën të mundshme që të sigurojë për ta shërbime sa më kualitative. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...