Mamografi lëvizës po qëndron në Ferizaj

4 Tetor 2016 - 12:41      

Prej sot ka filluar ekzaminimi falas edhe përmes mamografit lëvizës, i atyre që dëshirojnë ta përcjellin gjendjen shëndetësore dhe ta parandalojnë kancerin e gjirit.

Mamografi lëvizës prej sot ka filluar të funksionojë edhe në Ferizaj. Aparatura është vendosur afër Qendrës së trajnimit të mjekësisë familjare, për shkak të qëndrueshmërisë së energjisë elektrike aty.

Zyrtarë të mjekësisë familjare thanë se mamografi lëvizës do të qëndrojë në Ferizaj deri më 17 tetor dhe u bënë thirrje të gjithë personave që kanë ndonjë shqetësim ose histori familjare që lidhen me kancerin e gjirit, të paraqiten për ekzaminim, i cili është pa pagesë.

Mjekësia familjare e Ferizajt prej vitit të kaluar e ka mamografin e vet, përmes të cilit gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, janë ekzaminuar mbi 250 persona. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...