
4 Tetor 2016 - 11:06
Në Gjykatën Themelore në Gjilan është mbajtur seanca fillestare ndaj tij. Prokuroria e akuzon kryetarin e Gjilanit nga LDK-ja për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
“Më 13.06.2014 kryetari ka marrë vendim për shpalljen publike për shfrytëzim të parkingjeve dhe pastaj më 1 gusht Fitim Haziri përmes kompanisë fituese NTP SO “Bezi” ka bërë kërkesë që të hiqen disa parkingje që nuk i kanë sjell fitime. Kryetari pas formimit të një komisioni ka marrë vendim që të bëjë një aneks kontratë me këtë kompani dhe me këtë është dëmtuar për 168 000 mijë euro buxheti i komunës”, ka thënë prokurori i Prokurorisë Speciale, Ali Rexha, raporton KTV.
“Jo”, është përgjigjur Haziri kur është pyetur nëse e ndjen veten fajtor për këtë akuzë.
Gjykatësi Afrim Shala i ka dhënë afat deri më 14 tetor mbrojtjes së kryetarit Haziri të paraqes kundërshtimet për prova dhe aktakuzën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...