Foto: Koha / arkiv

Rruga afër Kishës katolike të Ferizajt merr emrin “Shën Nënë Tereza”

4 Tetor 2016 - 11:42      

Ferizaj, 4 tetor – Drejtoria e Kadastrës e Komunës së Ferizajt ka vendosur që rruga që kalon përskaj objektit të kishës “Engjëlli i Rojës” në Ferizaj të marrë emrin “Nënë Shën Tereza”, shkruan sot “Koha Ditore”.

“E kemi vendosur këtë tabelë afër kishës në qendër të qytetit, sepse simbolizon një person shumë të rëndësishëm, gjithashtu ka qenë edhe vetë kërkesë e banorëve të besimit katolik. Ne do të vazhdojmë t’i shqyrtojmë kërkesat e të gjithë qytetarëve pa dallime fetare etj., ndërkohë Komisioni për emërtimin e rrugëve dhe shesheve është në fazën përfundimtare për riemërimin e rreth 1.500 rrugëve në tërë territorin e Ferizajt”, ka deklaruar Grainca, drejtor i Kadastrës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...