Foto: Koha / arkiv

Qiraja simbolike irriton familjarët e dëshmorëve në Prizren

4 Tetor 2016 - 11:03      

Prizren, 4 tetor – Disa familjarë të dëshmorëve që kanë përfituar banesa nga Komuna e Prizrenit kanë mbetur të befasuar pak ditë më parë, kur i kanë pranuar kontratat për qiratë.

Sipas tyre, një gjë e tillë ka ndodhur për arsye se deri tashti zyrtarët e komunës asnjëherë nuk e kishin përmendur obligimin për pagesën e shfrytëzimit të banesës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë, zyrtarë të lartë të Qeverisë lokale kanë konfirmuar shpërndarjen e kontratave për dhënien e banesave me qira joprofitabile për arsye se bëhet fjalë për një obligim ligjor.

Një familjar i kësaj kategorie, që nuk ka dashur t'i përmendej emri, ka theksuar se “obligimi i pagesës së qirasë për banesën deri tashti nuk është përmendur asnjëherë nga përgjegjësit”.

“Prandaj edhe kur i kemi pranuar kontratat jemi befasuar, se nuk kemi qenë të njoftuar si duhet”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se bashkë me familjarët e tjerë të dëshmorëve po i shqyrtojnë mundësitë për gjetjen e një rrugëdaljeje adekuate me autoritetet komunale.

Drejtoria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale e Prizrenit si përgjegjëse për administrimin e këtyre banesave ka konfirmuar shpërndarjen e kontratave për qiratë joprofitabile... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...