
4 Tetor 2016 - 10:32
Njoftimi në fjalë është publikuar edhe në ueb faqen zyrtare të komunës, ku thuhet se seanca do të mbahet të enjten, më 6 tetor, shkruan sot “Koha Ditore”. KK-ja do të mblidhet sërish për të shqyrtuar propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm dhe planifikimin për vitet 2018 e 2019, pasi që të premten e kaluar kishte dështuar miratimi i kësaj politike publike.
Shumica e thjeshtë e këshilltarëve patën votuar kundër miratimit të propozim-buxhetit.
“Lidhur me propozim-buxhetin për vitin 2017, 16 këshilltarë kanë votuar kundër dhe 14 të tjerë kanë votuar për”, ka thënë zyrtari komunal për informim, Artan Paçarizi.
Njëra nga dispozitat e nenit 50 të Ligjit për vetëqeverisje lokale thekson se KK-ja konsiderohet jofunksionuese nëse "nuk e miraton buxhetin sipas afatit të paraparë me ligjin përkatës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...