Foto: Koha

Shëndetësia në Ferizaj pa fond për pagat e 130 punonjësve për vitin 2017

4 Tetor 2016 - 09:52      

Ferizaj, 4 tetor – Ekzekutivi i Komunës së Ferizajt për vitin 2017 nuk ka ndarë ndonjë fond të veçantë për paga të 130 punëtorëve shëndetësorë në QKMF, të cilët janë të punësuar në kuadër të një marrëveshjeje trepalëshe midis komunës “Caritas Kosova”-s dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Rreth kësaj çështjeje kanë reaguar punëtorët shëndetësorë, subjekti më i madh opozitar PDK dhe rrjeti i OJQ-ve “Avonet”, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Jemi të punësuar nga komuna, “Caritas’-i dhe Ministria e Shëndetësisë, mirëpo për vitin 2017 do të kemi telashe edhe më të mëdha me pagat derisa komuna nuk e ka planifikuar ndonjë fond të veçantë për këtë çështje.

Aktualisht nuk kemi as kontrata pune që nga janari i këtij viti, ndërkohë këto institucione nga 3 paga të punëtorëve ende nuk i kanë shpërndarë. Kërkojmë nga Ekzekutivi që të gjejë mundësi financiare për një fond të veçantë për paga për rreth 130 punëtorë shëndetësorë”, është ankuar një punëtor, i cili nuk ka dashur t’i përmendej emri.

Lulzim Aliu, këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e PDK-së, për pagat e këtyre punëtorëve është dashur të planifikoheshin 440 mijë euro, mirëpo kryetari Svarqa në mbledhjen e fundit të KK-së para këshilltarëve ishte arsyetuar se ato para do t’i sigurojë nga kursimet e komunës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...