
4 Tetor 2016 - 09:19
Sipas zyrtarëve të dy partive opozitare, LDK e PDK, të cilët e kanë braktisur seancën para se të hidhej në votim kjo pikë e rendit të ditës, Komiteti i Politikës dhe i Financave është përgjegjës për propozimin e buxhetit, gjë që thonë se nuk ka ndodhur, shkruan sot “Koha Ditore”. Ata kanë treguar edhe një varg arsyesh të tjera që i ka shtyrë ata ta braktisin seancën, ku edhe është miratuar buxheti për vitin e ardhshëm.
Kur kishte ardhur kjo pikë në rend dite, shefi i Grupit të këshilltarëve të LDK-së, Mehmet Krasniqi, ka thënë se çështja e buxhetit nuk ka kaluar fare në KPF, sepse në mungesë kuorumi mbledhja e KPF-së ishte ndërprerë dhe s’kishte vazhduar fare, duke mos u trajtuar fare buxheti. Ai ka theksuar se neni 111 i Statutit të Komunës, e përcakton që KPF-ja është përgjegjëse për propozimin e buxhetit.
Edhe shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Lulzim Sadiku, ka treguar arsyet që e kishin shtyrë ta braktiste seancën kur është miratuar buxheti i Komunës së Obiliqit.
“Në të gjitha lokalitetet ku PDK-ja ka bastionet e saj kjo qeverisje komunale, e cila udhëhiqet nga Xhaferi i ka neglizhuar dhe nuk i ka realizuar projektet e miratuara nga Kuvendi i Komunës së Obiliqit, projekte këto të miratuara në buxhetin e vitit 2014”, ka thënë Lulzim Sadiku.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Komunës së Obiliqit, Burim Gërguri, ka thënë se projektbuxheti për vitin 2017 ka kaluar në të gjitha fazat e përcaktuara me ligj. Sipas tij, fillimisht ka pasur takim me shefat e grupeve të partive, këshilltarëve dhe anëtarët e KPF-së.
Gurguri thotë se KPF-ja rekomandon e Kuvendi Komunal është organi më i lartë i komunës, i cili miraton ose jo.
Sipas tij, miratimi i buxhetit me 13 vota nga 21 sa ka Kuvendi Komunal, tregon për një planifikim të mirë çdo lokalitet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...