3 Tetor 2016 - 21:31
Kjo pasi komuna e Fushë Kosovës ka mbyllur zyrën qendrore të pensionistëve, me shkak se ka pasur konflikt ndërmjet pensionistëve dhe është krijuar zhurmë e madhe, raporton KTV.
Kryetari i Pensionistëve të Fushë Kosovës, Ismail Muharremi, ka thënë se sekretari Hamit Elshani ka penguar mbledhjen e pensionistëve të datës 28 prill, me arsyetimin se kryetarit i ka skaduar mandati dhe nuk ka të drejtë të mbajë kurrfarë mbledhje.
Ai ka treguar se për këtë e kanë informuar zyrën qendrore të pensionistëve dhe përgjigja është dhënë në favor të tij. Sipas Muharremit, sekretari ka mbajtur kuvend të jashtëzakonshëm për ta shkarkuar nga puna, por aty ka marrë njerëz që nuk janë anëtarë të shoqatës.
E anëtari tjetër Shaban Kelmendi thotë se kjo po bëhet për përfitime personale të dikujt, por që këtu është i përfshirë edhe kryetari Burim Berisha, pasi po mundohet të emërojë njerëz të vet në krye të shoqatës.
KTV-ja ka provuar të flasë me sekretarin Hamit Elshani, emri i të cilit po përmendet nga anëtarët tjerë të shoqatës së pensionistëve se ka iniciuar pa të drejtë shkarkimin e Ismail Muharremit nga pozita e kryetarit, por ai nuk ka dashur të japë kurrfarë informacioni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...