3 Tetor 2016 - 15:55
Mehdi Haxha, zëdhënës i kësaj partie në Mitrovicë, gjatë një konference për media të mbajtur sot, e ka quajtur shkatërrim masiv situatën aktuale të arsimit në këtë komunë, duke përmendur edhe emrat e shkaktarëve të kësaj gjendje.
Haxha tha se mbi 45 mësimdhënës kanë mbetur pa u përfshirë në listën e pagave për shkak se janë pranuar në mënyrë të kundërligjshme.
Sipas tij, transmeton kp, punësimet familjare nëpër shkolla, të militantëve partiakë me kualifikime më të mangëta ndaj kandidatëve tjerë, si dhe shkelje tjera të shumta, karakterizojnë gjendjen aktuale të rënduar në arsim
Ai ka ftuar Auditorin e jashtëm, Prokurorinë dhe organet tjera kompetente që të merren me këto shkelje dhe të zbardhin rastet deri në detaje.
Në lidhje me gjendjen në veri, Haxha ka potencuar se pushteti aktual nuk ka treguar asnjë përkujdesje për t’i ndihmuar shqiptarët e asaj pjese, ndërkohë që ka nxitur serbët t’i bllokojnë punët sa herë që shqiptarët janë përpjekur t’i ndërtojnë shtëpitë e tyre të djegura dhe të rrënuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...