Nënkryetari i Prizrenit e pranon se s`ka bashkëpunim me kryetarin

3 Tetor 2016 - 12:38      

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Lulzim Kabashi,para një grupi të zejtarëve të qytetit ka bërë të ditur se ai dhe kryetari Ramadan Muja nuk kanë koordinim të duhur për zbatimin e politikave publike.

Sipas tij, në një situatë të tillë të mungesës së bashkëpunimit të duhur edhe llogaridhënia brenda Ekzekutivit lokal ka qenë në nivel shumë të ulët Ka pranuar se Prizreni nuk e ka merituar një qeverisje të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për këtë arsye ka vlerësuar se kjo komunë ka nevojë për një lidership më të mirë. E në këtë drejtim ka marrë edhe përkrahjen e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka theksuar se nëse ndryshimi e zhvillimi ndodhin në Prizren atëherë ato shtrihen edhe në nivel vendi.

Paraprakisht nënkryetari Kabashi ka pohuar se në postin që mban ka pasur kufizime për veprim, ngase ligji nuk i jep ndonjë kompetencë të caktuar.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...