Peja shpall për të tretën herë tenderin për Lumëbardhin

3 Tetor 2016 - 11:42      

Pas vendimit të sjellë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit për anulimin e vendimit të Autoriteti Kontraktues-Komuna e Pejës, për dhënien e kontratës për projektin e Lumëbardhit, është shpallur për herë të tretë tenderi për këtë projekt, por këtë herë me një procedurë të re që dallon nga dy tenderët e parë të dështuar.

Dy tenderët e kaluar kanë pasur vlerë prej 4.5 milionë eurosh, ndërsa tashti kjo shumë është ulur, pasi komuna ka vendosur që këtë projekt ta tenderojë në disa faza me vlera më të ulëta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Xhemë Berisha, menaxher i Zyrës së Prokurimit, ka thënë se tenderi i ri është shpallur një ditë më parë me procedura të reja. Berisha thotë se në këtë tender të shpallur nuk është përfshirë e tërë shuma që ka qenë dy tenderët e kaluar.

“Kjo është procedurë e re e këtij tenderi në të cilën nuk është përfshirë krejt shuma e projektit, por që ka vlerë më të ulët dhe më pak sasi të punëve. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender të shpallur tashti është 1 milion e 366 mijë euro”, njofton Berisha, me shpresën se këtë herë tenderi i tretë nuk do të përcillet me problemet e ngjashme të dy tenderëve të kaluar.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...