Foto: Koha

Shoqëria civile kërkon shtigje çiklistësh përgjatë rrugëve kryesore

3 Tetor 2016 - 11:13      

Aktivistë të shoqërisë civile përmes një aktiviteti të realizuar të premten në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren kanë kërkuar krijimin e shtigjeve për çiklistët.

Përfaqësues të OJQ-së “EC Ma Ndryshe” në bashkëpunim me komunitetin e çiklistëve kanë bërë të ditur se performanca “Kërkojmë shtigje për çiklistët” paraqet reagim ndaj pasivitetit të deritanishëm të autoriteteve komunale në marrjen e masave adekuate për sigurimin e pjesëmarrjes së barabartë të çiklistëve në trafikun që zhvillohet në rrugët kryesore të qytetit të Prizrenit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Përmes këtij aktiviteti, në mënyrë simbolike përkatësisht duke vendosur shtigje të improvizuara, në rrugën “Remzi Ademaj”, pra afër Urës së Gurit dhe Urës së Arastës, është theksuar e drejta e çiklistëve për qarkullim më të sigurt brenda zonës urbane”, ka thënë Doruntina Ukimeri, koordinatore projekti në këtë organizatë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...