Fermerët e mjedrave paralajmërojnë padi ndaj kompanisë APC

3 Tetor 2016 - 09:45      

Jo gjithçka ka shkuar mirë me pemët e imëta në Komunën e Podujevës. Të cilësuara si “ari i kuq” i Kosovës, mjedrat duket se nuk kanë qenë të tilla për një numër fermerësh.

Ankohen se fidanët jocilësorë të mbjellë vjeshtën e vitit të kaluar, kanë bërë që pemishtet e tyre të cilësohen si të dështuara. Edhe investimi po ashtu. Dhe ky numër fermerësh nuk është i vogël, shkruan sot “Koha Ditore”.

Llogaritet mbi 100 të tillë që kanë pasur të njëjtin problem. Edhe shitësin e kanë pasur të njëjtë. Njëri prej tyre ka vendosur t’i heqë prej pemishtes së tij të gjithë fidanët e mjedrës. Nga mllefi edhe i ka djegur.

“Vitin e kaluar në vjeshtë i kemi marrë mjedrat prej Avni Shabanit (pronar i Agroprodukt commerce APC v.j.). I kemi blerë 2.000 fidanë nga 65 centë, na kanë kushtuar 1.300 euro. Ia kemi dhanë avancën para kohe, një muaj para se të vinin mjedrat i kam kryer krejt pagesat, në dy rata. Edhe kanë dështua me të madhe. Prej krejt këtyre, kësaj sipërfaqeje prej 20 arsh i kam gjet 30 kg”, thotë Muhamet Statovci nga fshati Batllavë. “As paret që i kam ushqye nuk i kam marrë. Kjo më ka kushtua afër 2.000 euro në total. Tash i kam hequr krejt se dua të mbjell dredhëza, se jam i zhgënjyer me atë punë. Se këtu më ka thënë një agronom që mjedër nuk bën me mbjellë në të njëjtin vend se është e helmuar toka”.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...