Vetura e Begzad Sinanit shpenzoi më së shumti naftë në gjysmën e parë të vitit [video]

2 Tetor 2016 - 21:40      

Vetura zyrtare e kryetarit Kamenicës, Begzad Sinani, që në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ka shpenzuar më së shumti derivate krahasuar me veturat e tjera.

Me Skoda Octavia janë djegur gjithsej 1640 litra naftë, megjithatë, sipas nënkryetarit Fatmir Matoshi, vetura nuk është vozitur vetëm nga kryetarin Sinani.

Madje, Matoshi thotë se krahasuar me vitet paraprake, shpenzimet në kategori si derivate e të tilla, po shkojnë duke u ulur.

Por, nuk mendojnë njëjtë edhe pjesëtarë të opozitës, të cilët akuzojnë krerët e komunës se në vazhdimësi po keqpërdorin pronën komunale.

Në listën e veturave më të përdorura, në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ka dalë një veturë që kryetari Begzad Sinani, në fushatë elektorale kishte premtuar se do ta shesë.

Me veturën e ish-kryetarit Shaip Surdulli, që kishte dështuar të shitet në ankand, sipas raportit 6 mujor, janë djegur gjithsej 1224 litra naftë, duke bërë gjithsej 14298 km.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...